Pages

Mourinho an SMS Lewandowski

Tranjeri i Real Madridit, Jose Mourinho, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Borussia Dortmund i ka dërguar SMS mesazh sulmuesit polak, Robert Lewandowskit, me të cilin e fton që në sezonin e ardhshëm të luaj në Chelsea. Këtë informatë e ka publikuar gazeta gjermane “Bild”, duke u thirrur në burime të afërta në Chelsea, në ekipin , të cilin, siç theksojnë gjermanët, duhet ta udhëheq në sezonin e ardhshëm Gazeta zbulon se Mourinho tashmë ka marrë 30 milionë euro nga Roman Abramoviq për kalimin në afatin kalimtar të verës, sikundër që zbulon se Mourinho nëpërmjet mesazhit e ka kontaktuar Lewandowskin, duke e ftuar atë që t’i bashkëngjitet në Chelsea.